Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Raphinha “i armatosur” drejt Spanjës, tifozët e Barçës me sytë edhe në tribuna

Këtë të mërkurë u zyrtarizua blerja e brazilianit Raphinha nga Barcelona. Sulmuesi anësor do të jetë i lidhur me “blaugranat” deri në vitin 2027.

Një lojtar që nuk do të transferohet vetëm në këtë fazë të re në Barcelonë. Ai do të jetë ketë krah tij partneren Natalia Rodrigues, me të cilën është në një lidhje prej gati dy vitesh. Ata janë takuar në mes të pushimeve në një vend përrallor si Kankun, ku të dy shijonin shoqërinë e miqve të tyre dhe ku ranë në dashuri.

Pas vetëm një vit e gjysmë nga njohja, më 31 dhjetor Raphinha u gjunjëzua për t’i kërkuar Natalias të martohej me të. Një moment i veçantë në shtëpinë e tij në Angli ku rreth oborrit të shtëpisë u ndezën drita që shkruanin: “Martohu me mua!” Por më e mira erdhi më 11 shkurt, kur çifti i lumtur u ngjit në altar.

Kush është Natalia Rodrigues?

Natalia Rodrigues është një blogere e re 23-vjeçare. Pas një viti lidhjeje, ajo la gjithçka për të jetuar me Raphinhan në shtëpinë e tij në Angli dhe tani do të udhëtojë sërish drejt Barcelonës.

Miqtë e saj më të ngushtë e quajnë Taia, siç kuptohet edhe llogaria e saj në Instagram, ku numëron më shumë se 46 mijë ndjekës.

Sa i përket profesionit të saj, Natalia Rodrigues ka qenë gjithmonë e lidhur me botën e modelingut.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...