Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Raphinha i sinqertë: Kisha frikë për ftesën në Katar, po luaja pak te Barça

Raphinha është një nga 26-lojtarët që do të përfaqësojë Brazilin në Kupën e Botës, Katar 2022. Sulmuesi anësor që u transferua këtë verë nga Leeds United tek Barcelona, e nisi sezonin si titullar i padiskutueshëm i katalanasve. Megjithatë, me kalimin e ndeshjeve, 25-vjeçari nuk po shfaqte rendimentin e duhur dhe në këtë formë trajneri Xavi Hernandez nisi ta ulë në stol. Aktivizimi o pakët në ndeshjet e fundit, duket se trembi shumë Raphinhan në lidhje me grumbullimin me kombëtaren e Brazilit teksa vetë lojtari e pranon se nuk ishte në momentin e tij më të mirë.

“Kur luan në një klub të madh si Barcelona, atëherë duhet të jesh i gatshëm të presësh edhe shumë kërkesa mbi atë që ofron në fushë. Tifozët kërkojnë të fitojnë në çdo kompeticion dhe ne lojtarët duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Mendoj se po bëjmë mirë edhe pse nuk ia dolëm të kalonim grupin në Champions, jemi aktualisht në vend të parë në kampionat dhe kjo është diçka e rëndësishme.

Unë jam ende në periudhën e adaptimit te Barcelona, të gjithë po më ndihmojnë që t’ia arrij sa më shpejt. Secili në vendin tim do të kishte frikë në lidhje me grumbullimin për në Botëror, po luaja pak me Barçën. Unë dua të luaj sa më shumë dhe të marr pjesë në të gjitha aksionet në fushë, jam shumë konkurrues dhe humbjen nuk e pranoj kurrë”, u shpreh Raphinha.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...