Premier League

Raporti i OBT-së vë në dyshim kalimin e Newcastle në pronësi të Princit Arab të Kurorës

Kalimi i klubit të njohur anglez Newcastle United në duart e Princit Saudit të Kurorës Mohammed bin Salman vihet sërish në dyshim. Drejtuesit e klubit janë vënë nën presion pas akuzave të ngritura nga Organizata Botërore e Tregtisë ndaj Shtetit të Arabisë Saudite, për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë të paligjshme, në disa nga aktivitetet më të rëndësishme në rruzull. Prej 13 vjetësh Newcastle United është në pronësinë e miliarderit anglez Mike Ashley, megjithatë 55-vjeçari nga Staffordshire që zotëron firmën e njohur Sports Direct është mërzitur shumë nga ecuria e “magpies” dhe prej kohësh po bën përpjekje për të hequr dorë nga administrimi i klubit verior.

Për hir të së vërtetës Mike Ashley është kundërshtuar pothuajse gjatë gjithë kohës nga fansat e shumtë për mënyrën e veçantë se si e ka administruar klubin, duke u treguar dorështrënguar dhe menduar vetëm për të thithur milionat që përfitohen në ishull nëpërmjet të drejtës televizive, madje vite më parë pronari tepër i diskutuar i Newcastle-t tentoi me këmbëngulje t’i ndryshojë emrin stadiumit historik “St. Jame’s Park” në “Sports Direct Stadium”, por u shtrëngua për të bërë hapa prapa dhe hoqi dorë pas rebelimit në masë të tifozëve të zjarrtë të klubit.

Newcastle United përfaqëson klubin e 20 më të pasur në planet, sipas renditjes më të fundit të botuar nga revista e famshme amerikane Forbes, por Mike Ashley është i bindur për ta shitur klubin dhe miliarderi anglez ka arritur prej kohësh marrëveshjen me njërin prej njerëzve më të pasur dhe më të pushtetshëm të globit. Bëhet fjalë për një marrëveshje me vlerën e 300 milionë stërlinave dhe përsëri gjithçka është arritur falë bashkëpunimit të frytshëm me biznesmen e njohur britanike Amanda Staveley.

Në vitin 2008 ishte pikërisht 47-vjeçarja angleze ajo që ndërmjetësoi në blerjen e Manchester City-t nga Grupi Abu Dhabi, duke i hapur rrugën në këtë mënyrë familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe për të hyrë në Premier League, sidoqoftë pas arritjes së marrëveshjes fillimisht pati kundërshtime të mëdha për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në këtë vend dhe vrasjes së gazetarit të Washington Post, disidentit saudit Jamal Khashoggi, në vitin 2018, brenda mureve të konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Sikur të mos mjaftonin këto akuza Sky Sports ka bërë të ditur se tani gjithçka është vënë në dyshim, për shkak të transmetimit të ndeshjeve të rëndësishme të futbollit, në kompeticione të ndryshme, në mënyrë krejtësisht të paligjshme.

Sipas një raporti që i është dërguar FIFA-s Arabia Saudite ka ndihmuar në transmetimin e ndeshjeve në mënyrë të paligjshme në rrjete të caktuara pirate, gjë që është plotësisht në kundërshtim me politikat e drejtuesve të Premiershipit në Angli. Problemi për Newcastle United është se shuma prej 300 milionë paund do të transferohet nëpërmjet Fondit të Investimeve Publike në Arabinë Saudite, ku përveç emrave të shumtë të familjes mbretërore figuron gjithashtu edhe ai i princit të kurorës Mohammed bin Salman. Zyrtarët e FIFA-s e kanë mirëpritur një raport të tillë, ndërsa në krahun tjetër Sekretari për Kulturën i Mbretërisë së Bashkuar Oliver Dowden deklaroi se pas një lajmi të tillë vendimi në lidhje me kalimin ose jo të Newcastle-t në pronësi të zëvendëskryeministrit saudit Mohammed bin Salman tani mbetet në dorën e vetë krerëve të Premier League-s.

Gjërat tashmë janë vështirësuar ndjeshëm dhe akuzat janë vërtet serioze, pasi bëhet fjalë për cënim të të drejtave të transmetimit të kampionatit anglez, për më tepër raporti që i është dërguar FIFA-s nga Organizata Botërore e Tregtisë përshkruante në mënyrë të hollësishme të gjitha detajet e shkeljeve dhe ishte i përbërë nga plot 125 faqe gjithsej. Në këtë raport përveç Arabisë Saudite akuzohet gjithashtu edhe Katari, sidoqoftë gjërat janë të ndërlikuara, pasi palët janë justifikuar për masat e forta të sigurisë që kanë ndërmarrë, në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të tyre, duke patur parasysh marrëdhëniet e ndera dhe krizën ndërmjet këtyre dy vendeve në rajon.

Nëse kalimi i “magpies” në pronësi të Mohammed bin Salman vihet gjithmonë e më në dyshim, në adresë të Newcastle United është paraqitur një tjetër ofertë e majme. Këtë radhë bëhet fjalë për një shifër akoma më të lartë, pasi në lojë është futur gjithashtu edhe biznesmeni kalifornian Henry Mauriss që ka shfaqur hapur interesimin e tij, duke ofruar madje plot 350 milionë stërlina për blerjen e klubit verior.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency