Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Raptors mposhten nga Bucks, “bien” Warriors, Lakers fitojnë derbin me LeBron James

U luajtën 6 ndeshje në NBA, që dhuruan spektakël dhe rezultate befasuese. Dueli më i rëndësishëm i mbrëmjes u zhvillua në “Scotiabank Arena” të Torontos, ku Raptors u mposhtën 92-105 nga Milwaukee Bucks, që, të udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo, e vunë që në fillim në vështirësi ekipin kanadez. Edhe pse më i miri mbi parket rezultoi Siakam i Raptors me 28 pikë, loja e mirë mbrojtëse e Bucks bëri diferencën, me Antetokounmpon dhe Middleton që shënuan respektivisht 19 dhe 18 pikë. Me këtë sukses Milwaukee konsolidon vendin e parë në Konferencën e Lindjes, ku ndiqet pikërisht nga Toronto.

Golden State Warriors e paguan shtrenjtë mungesën e Klay Thompson, duke u mposhtur brenda në “Oracle Arena” 104-113 nga Philadephia 76ers. Kampionët në fuqi patën një mesatare të dobët realizimesh për tre, 11 nga 38 tentativa, ndërsa 41 pikët e Stephen Curry-t rezultuan të pamjaftueshme për të marrë fitoren e radhës.

Derbi i kalifornian mes Clippers dhe Lakers u mbyll vetëm në kohën shtesë në favor të skuadrës së LeBron James. Ish-“ylli” i Cavaliers u rikthye mbi parket pas një mungese të gjatë, duke rezultuar vendimtar me 24 pikë, 9 asistime dhe plot 14 “rebound”. Koha e rregullt u mbyll 112-112, ndërsa në 5 minutat shtesë Lakers ruajtën qetësinë, duke fituar në fund me 3 pikë diferencë.

Këto janë të gjitha rezultatet e mbrëmjes:

Detroit Pistons – Dallas Mavericks 93-89

Orlando Magic – Indiana Pacers 107-100

Toronto Raptors – Milwaukee Bucks 92-105

San Antonio Spurs – Brooklyn Nets 117-114

Golden State Warriors – Philadelphia 76ers 104-113

Los Angeles Clippers – Los Angeles Lakers 120-123

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...