Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Rashford: 100 gola për këtë klub, kam qenë te United që 7 vjeç

Fitorja e Man United ishte tepër speciale për Marcus Rashford. Jo vetëm prej faktit se triumfi kundër West Ham erdhi nga goli i tij, por me këtë realizim anglezi arriti shifrën e 100 golave me Man United.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës, Rashford reagoi me një postim emocional në rrjetet sociale , duke falenderuar të gjithë personat e rëndësishëm për të .

“100 gola për këtë klub të veçantë! Kam qenë këtu që kur isha shtatë vjeç,  kalova në çdo grupmoshë dhe luajta në çdo fushë, kështu që dua të falënderoj të gjithë stafin, familjen time dhe shokët e skuadrës që më kanë ndihmuar për të bërë të mundur këtë arritje”-tha ai.

Këtë rekord speciale Rashford, e bëri realitet pas 318 sfidash me Man United. Sezoni 2019-2020 ka qenë më i mirë për të deri më tani në aspektin personal, pasi ai arriti të shënonte 17 gola vetëm në Premier League.

Ndërsa me Erik Ten Hag në krye të Man United, 25-vjeçari është kthyer sërish i rëndësishëm pasi është titullar i padiskutueshëm . Në vetëm 12 sfida deri tani ai ka realizuar katër gola, aq sa ai ka bërë në total gjithë sezonin e kaluar në Premier League.  Në dy fitoret më të rëndësishëm për Man United deri tani, ai ka qenë protagonist absolute, duke shënuar 2 gola përball Arsenal dhe një kundër Liverpool.

Rashford është lojtari i 22, i cili ka arritur të shënoj 100 gola me Man United.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...