Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Rashford e Garnacho ndëshkojnë Leedsin, Man. United kthehet te fitorja

Manchester United mori një fitore të vyer (2-0) në fushën e Leeds United dhe ngjitet qoftë përkohësisht në vendin e dytë me 46 pikë, pesë më pak se Arsenali kryesues, por me dy ndeshje më shumë për të zhvilluar nga “topçinjtë”.

Vetëm pak ditë më parë, “Djajtë e Kuq” barazuan 2-2 në “Old Trafford” me të njëjtin kundërshtar në ndeshjen e prapambetur të fazës së parë.

Në “Elland Road” u zhvillua në ndeshje përgjithësisht e ekuilibruar, por gjithçka ndryshoi në 10 minutat e fundit.

Në të 80-tën, pak çaste pasi Gnoto i Leedsit u ndal në momentin e fundit nga De Gea, Rashford ndëshkoi me kokë portierin Meslier, duke zhbllokuar takimin.

Vetëm pesë minuta më vonë, i riu Garnacho, i hedhur në fushë në të 61-tën në vend të Sanchos, u dha goditjen përfundimtare Leedsit, që nuk pati më shumë forcë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Më këtë disfatë, Leedsi mbetet në vendin e 17-të, në garën për mbijetesë, me vetëm një pikë më shumë se Evertoni.

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...