Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rashica e mbyll me Werderin, transferohet në kampionatin anglez

Milot Rashica transferohet në Premier League. Sulmuesi nga Kosova i dha fund eksperiencës prej tre sezonesh e gjysmë te gjermanët e Werder Bremenit, teksa pasditen e sotme u bë zyrtarisht pjesë e anglezëve të Norwich-it.

Këta të fundit shpenzuan plot 11.5 milionë euro për kartonin e Rashicës, duke e bërë atë lojtarin e dytë më të shtrenjtë të përfaqësueses së Kosovës, pas Vedat Muriqit, që u transferua te Lazio përreth 20 milionë euro verën e kaluar.

Rashica, që më 28 qershor do të festojë ditëlindjen e 25-të, ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me Norwichin dhe pas një paraqitjeje mjaft të mirë në Bundesligë, do të kërkojë konfirmimin edhe në kampionatin anglez.

Nga ana tjetër Norwich sapo është rikthyer në Premier League, pas një sezoni në Championship dhe Rashica është i pari që vjen për të përforcuar skuadrën, që do të synojë qëndrimin sa më gjatë në elitën e futbollit anglez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...