Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Rashica mahnit me dygolësh, Werderi mposht me përmbysje Schalken

Milot Rashica është “ylli” që po shndrin në “Weserstadion”. 22-vjeçari kosovar realizoi një dygolësh me shumë vlerë në fitoren 4-2 të skuadrës së tij, Werder Bremen, ndaj Schalke 04. Një sukses me përmbysje ky i ekipit që drejtohet nga trajneri Kohfeltd, pikërisht falë Rashicës, që realizoi fillimit golin e barazimit 1-1 në minutën e 31-të, i shërbyer nga Kruse (takimin e kishte zhbllokuar më parë Embolo 26’), ndërsa në të 73-ën tregoi klasin e tij, duke shënuar golin e 3-1, teksa më parë Kruse kishte shënuar me penallti golin e epërsisë për vendasit.

Schalke mundi të kthente shpresat për të mos dalë pa pikë në minutën e 85-të me Embolo vetëm pak çaste pas zëvendësimit të Rashicës, por në minutat e mbetura Werderi u mbrojt mirë, madje shënoi edhe golin e 4-2 me Harnik, duke siguruar në fund një fitore me shumë vlera, që erdhi pas një serie prej 3 barazimesh radhazi.

Për Milot Rashicën ky ishte goli i 6-të në këtë sezon të Bundesligës me skuadrën nga Bremeni si dhe dygolëshi i dytë, pas atij të realizuar në fitoren e thellë 4-0 me Augsburgun.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...