Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rashica nuk lejohet t’i bashkohet Kosovës, arsyen e shpjegon Werderi

Lajm i keq për Kosovën për dy ndeshjet e para në edicionin e dytë të Nations League. Skuadra e Werder Bremenit nuk lejohen që Milot Rashica të vihet nën urdhrat e Bernard Challandes për shkak të frikës së infektimit me Koronavirus.

Werder Bremeni e ka komunikuar vendimin me anë të një njoftimi në Twitter. Përveç Rashicës, janë edhe dy lojtarë të tjerë të kësaj skuadre që nuk lejohen t’u bashkohen përfaqësueseve të tyre, Tahith Chong dhe Milos Veljkovic. .

Werder nuk dëshiron karantinimin e futbollistëve pas kthimit nga impenjimet me kombëtaret e tyre, në bazë të protokollit të përcaktuar nga shteti gjerman.

“Duke parë situatën, kemi vendosur bashkë me lojtarët që të mos u bashkohen ekipeve të tyre kombëtare. Udhëtimi me kombëtaret mund t’i mbajë jashtë ndeshjes së turit të parë të Kupës së Gjermanisë dhe ne donim ta shmangnim diçka të tillë”, – tha drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann.

Kosova po has vështirësi në grumbullimin e lojtarëve për shkak të pandemisë COVID-19, pasi është në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të infektimit. “Dardanët” fillimisht do të përballen me Moldavinë në stadiumin e Parmës, kurse 3 ditë më vonë do të luajnë ndaj Greqisë, në Prishtinë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...