Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rashica: Për merkaton është herët, të mendojmë për Suedinë

Milot Rashica ishte një nga futbollistët që lëvizi më shumë gatë ndeshjes me Lituaninë dhe asistoi për golin e Muriqit, teksa mund të shënonte edhe vetë nëse do të tregohej më i saktë në pjesën e parë.

Pas ndeshjes sulmuesi u ndal për mikrofonin e Supersport, ku u shfaq i kënaqur me paraqitjen e sotme, por bëri thirrje që tani skuadra të mendojë për ndeshjen ndaj Suedisë, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje.

Me pak fat mund të kishit gjetur edhe ju golin sot…
Po, pata disa mundësi të mira në pjesën e parë, por topi nuk shkoi në rrjetë. Megjithatë e rëndësishme është që u ktheva të luaj për Kosovën dhe bëmë një ndeshje të mirë.

A mjafton një paraqitje si kjo për t’u përballur denjësisht ndaj Suedisë?
Ndaj Suedisë do të jetë një ndeshje tjetër, ku natyrisht që kundërshtari ka nivel goxha më të lartë dhe mbi të gjitha luhet për pikë. Duhet të bëjmë mirë dhe të jemi të përqendruar gjatë gjithë 90 minutave, që të shpresojmë për një rezultat pozitiv.

Ku do ta shohim Milotin në verën e ardhshme?
Është shumë shpejt për të folur, pasi për momentin jam këtu dhe jam i përqendruar të bëj sa më mirë me fanellën e Kosovës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...