Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Rashica rikthehet me gol, Werderi i tij ndal Dortmundin

Milot Rashica la pas dëmtimin dhe u rikthye titullar për Werder Bremenin në transfertën ndaj Borussias së Dortmundit, ku i mjaftuan vetëm 7 minuta lojë për të lënë shenjën e tij, duke shënuar golin e avantazhit për të tijtë.

Sulmuesi nga Kosova mori një top në hyrje të zonës, në pozicion të prirët me portën dhe gjuajti menjëherë, duke dërguar sferën në rrjetën e portës së Burkit, por festa e Bremenit zgjati vetëm dy minuta.

Kjo pasi verdhezinjtë reaguan menjëherë dhe barazuan në minutën e 9’ me anë të fantazistit gjerman Mario Goetze, ndërsa në fund të pjesës së parë ishte Marco Reus që shënoi edhe golin e dytë të Dortmundit.

Në pjesën e dytë, Werderi ia doli të shënojë me Friedl në minutën e 55-të të takimit dhe më pas administroi mirë lojën, duke arritur të shkëputë një barazim me shumë vlera, ndërsa Dortmundi hodhi një tjetër hap fals, duke nisur të humbë kontaktet me skuadrat e kreut.

Pasdite “e artë” për udhëtueset, Bayerni merr kreun, Leipzig humbjen e parë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...