Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rashica: Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, për 3 pikë ndaj Bullgarisë!

Goli i tij nuk i mjaftoi Kosovës në sfidën ndaj Malit të Zi për të marrë tre pikët e para në grupin A kualifikues të Euro 2020, megjithatë Milot Rashica shpreson të shënojë sërish ndaj Bullgarisë këtë herë me synimin për të udhëhequr dardanët drejt një suksesi të rëndësishëm. Me dëmtimin e Zenelit, pesha e sulmit bie mbi të dhe mbi Muriqin, por për Rashicën çdo lojtar në përfaqësuese është i rëndësishëm. Sulmuesi anësor i Werder Bremen i cili zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën gjermane, beson te triumfi ndaj Bullgarisë.

“Si çdo ndeshje, edhe këtë ndeshje do të tentojmë ti fitojmë tri pikë. Atmosfera është e mirë, do të ishte edhe më e mirë nëse do të kishim fituar ndeshjen e fundit”, ka thënë fillimisht Rashica.

“Por, prapë se prapë jemi të përqendruar te ndeshja me Bullgarinë dhe e dimë se nuk do të jetë lehtë, por besoj se do të japim maksimumin dhe do të mundohemi t’i fitojmë tri pikë”, “Mungesa e Zenelit? Normalisht të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm si Arbëri, si Valoni si Hekurani ashtu edhe Herolindi”.

“Jemi në fund të edicionit dhe lëndimet mund të vijnë papritur, por ne do të futemi në çdo ndeshje futemi në përqendrimin më të madh dhe nuk mendoj se asnjëri prej neve hyn duke menduar nëse do të lëndohet. Të gjithë hyjmë në fushë për ta dhënë maksimumin”, ka theksuar Rashica.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...