Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Rashica: Të rinjtë janë plot kualitet, të fitojmë edhe në Zvicër

Milot Rashica shënoi golin e fitores 1-0 të Kosovës përballë Izraelit, duel i eliminatoreve të Euro 2024. Sulmuesi dardan foli pas ndeshjes për emisionin “Dardanët”SuperSport 3.

“Besoj që është gjithmonë kënaqësi e madhe me shënu, sidomos me Kombëtaren. Po provojmë të bëjmë lojë sa më të mirë. Fusha na pengoi, por fituam tri pikët. Kjo është e rëndësishme, jemi të gjithë të lumtur.

Lexo edhe: 

Muriqi? Duke patur parasysh fuqinë e tij në ajër, po më lehtësohet shumë. Vedati i fiton të gjithë duelet. Është një prej pozitave që preferoj të luaj.

Lojtarët e rinj? Po, besoj që janë lojtarë me shumë kualitet, po e dëshmojnë. Po mundohemi t’i ndihmojmë. Ata janë përshtatur shumë shpejt. Kanë luajtur shumë mirë, kanë luftuar për çdo top.

 

Spostimet taktike? Provuam me dalje të shpejta, duke patur parasysh shpejtësinë e lojtarëve në krahë, sidomos të Bernardit. Krijuam shumë raste, duhet t’i shfrytëzonim. Por, rëndësi ka që nuk pësuam gol.

Zvicra dhe Bjellorusia? Nuk kemi çfarë të humbim, do të provojmë të fitojmë dy ndeshjet e fundit”, u shpreh sulmuesi i Besiktasit në kampionatin turk.

VIDEO/ Mjafton goli i Rashicës, Kosova mposht Izraelin, festë në “Fadil Vokrri”

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...