Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Raste pa fund në “Niko Dovana”, por Teuta-Flamurtari përfundon pa gola

Teuta dhe Flamurtari u ndanë në barazim 0-0 në sfidën e luajtur në Durrës, e dyta në këtë javë që përfundoi pa fitues dhe e para me rrjeta të paprekura. Megjithatë ishte përballja ndoshta më e bukur e kësaj jave të parë.

Sfida në “Niko Dovana” nisi me ritëm të kënaqshëm, me sulme dhe kundërsulme të shpejta në të dy krahët.

Torassa kërkon të rrëmbejë një 11-metërsh në minutën e 20-të, por nuk është dakord me argjentinasin kryesori, që vijon lojën.

I afrohet golit Flamurtari në minutën e 28-të me Idi Bathën, goditja me kokë e të cilit grushtohet nga Hidi.

Mundësi e shkëlqyer e Teutës në minutën e 40-të, Traore del përballë Kolicit, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën.

Momenti i i pastër i pjesës së parë regjistrohet në kohën shtesë të këtij fraksioni, kur në zhvillimet e një goditjeje standarde Hidi bën mrekullinë duke i mohuar golin Hysenit.

Pjesa e dytë nisi me tensionin mes Huseinit dhe Osmanit, me kryesorin që i ndëshkon të dy me karton të verdhë.

Ritëm i lartë edhe në pjesën e dytë, por sërish Hidi shfaqet shpëtimtari i Teutës në minutën e 63-të. Gjithsesi, rastin më m flagrant në fraksionin e dytë e shpërdoroi Kamara, që nuk arriti të godiste në minutën e 84-t, edhe pse e pati kohën për të ndëshkuar Flamurtarin. Hidi tregoi edhe një herë se do të jetë pika më e fortë e Teutës në këtë sezon, pas gjuajtjes së kroatit Busic, ndërsa sulmuesit e skuadrës durrsakë duhet të mësojnë të godasin saktë e të mos shpërdorojnë kaq shumë raste.

Më herët përballja mes Kukësit dhe Laçin u mbyll 1-1.

Lushkja i mohon fitoren Kukësit, përfundon 1-1 në “Elbasan Arena”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...