Sulmuesi 18-vjeçar i Feyenoordit të Roterdamit, Dylan Vente, debutoi me gol në derbin me Spartën, që përfundoi me fitoren e thellë 0-7 të skuadrës së Giovanni Van Kronckhorst. Krosim nga e majta dhe devijim i saktë me kokë, me topin që përfundoi në rrjetë. Klubi nga Roterdami ka zbuluar një fakt mjaft interesant, të cilin e ka ilustruar me pamje. 80 vite më parë, vëllai i gjyshit të tij, Leen Vente, një ikonë e skuadrës në gjysmën e dytë të viteve ’30, ka shënuar një gol identik dhe në të njëjin stadium, në vitin 1937. Ndoshta kjo është një shenjë se Dylan Vente do të jetë së shpejti një lider i skuadrës, sikurse i afërmi i tij 80 vite më parë.
