Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Rastësia, Haller shënoi në ditën botërore të kancerit

Sebastien Haller është rikthyer në fushën e lojës dhe për ironi të fatit, ai shënoi golin e tij të parë me Borussia Dortmund në “Ditën Botërore të Kancerit”.

Sulmuesi, blerja më e shtrenjtë në historinë e “verdhezinjve”, u diagnostikua me kancer në testikuj, betejë të cilën e fitoi dhe tani është rikthyer më i fortë se kurrë.

Pas dy operacioneve ai më në fund u kthye në fushë në këtë vit dhe ndaj Freiburg, Haller shënoi golin e tij të parë.

“Nuk kam menduar kurrë të vdes, por i këshilloj të gjithë të bëjnë disa kontrolle, sepse është e rëndësishme. Goli im sot ishte një mesazh i madh për të gjithë ata që luftojnë sot ose do të luftojnë më vonë. Dua të jap pak shpresë, guxim. Që nga dita e parë që erdha këtu kisha në mendje të shënoja para “murit të verdhë” të tifozëve. Doja ta kisha këtë eksperiencë, të ndjeja atmosferën, forcën që të jep dhe ia dola. Jam shumë i lumtur” – tha Haller pas takimit me Freiburg.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...