Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Rasti Bremer-Zaccagni, Damato: Lazios iu mohua një penallti, VAR-i duhej të ndërhynte

Rasti Bremer-Zaccagni, Damato: Lazios iu mohua një penallti, VAR-i duhej të ndërhynte
Rasti Bremer-Zaccagni, Damato: Lazios iu mohua një penallti, VAR-i duhej të ndërhynte

Lazio mposhti Juventusin të shtunën pasdite me një gol të shënuar në sekondat e fundit të kohës shtesë dhe pikërisht ky sukses bëri që të kalonte në heshtje polemika për një penallti të pa dhënë për kryeqytetasit.

Megjithatë në diskutimin e “Open VAR”, ish-arbitri Antonio Damato ka kritikuar arbitrat e VAR-it në kryeqytet, për mungesën e sinjalizimit ndaj kryesorit Colombo, për mbajtjen e dukshme që Bremer i bën Zaccagnit, në një rast të rrezikshëm të Lazios.

“Gjyqtari kryesor Colombo arbitroi në mënyrë shumë të saktë dhe autoritare. Megjithatë në rastin e Bremerit që mban dukshëm Zaccagnin, ka gabuar rëndë VAR-i. Nëse shohim pamjet me vëmendje, Bremer nuk ka aspak mendjen te topi, por ka humbur kohën dhe mban Zaccagnin, që po sulmonte hapësirën për të kërkuar të shënojë. Është një penallti e pastër për mendimin tim, por kryesori nuk kishte mundësi ta shihte, pasi po ndiqte aksionin në krahun tjetër dhe në këtë rast duhej të ndërhynte VAR-i”, u shpreh Damato.

Juventus dhe Lazio do të rikthehen sërish në fushë mbrëmjen e të martës, këtë herë në “Allianz Stadium” për sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...