Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Rasti i veçantë/ Dy herë në fushë brenda 24 orëve, Onana mbron portën e dy skuadrave të ndryshme

Onana: gabimet janë pjesë e lojës, do të gjurmë edhe te Man. United

Andre Onana do të zbresë në fushë dy herë brenda 24 orëve dhe do të mbrojë portën e Manchester United dhe të Kamerunit në Kupën e Afrikës. “Djajtë e Kuq” dhe Federata afrikane kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe portieri do aktivizohet rregullisht nga tekniku Erik ten Hag më datë 14 janar në ndeshjen e Premier League ndaj Tottenham dhe më datë 15 do jetë sërish në fushë për të mbrojtur portën e Kamerunit në debutimin e tyre në Kupën e Afrikës ndaj Guinesë.

Kujtojmë se në momentin që United e transferoi Onanën nga Inter, portieri ishte larguar nga kombëtarja për shkak të një konflikti me trajnerin Rigobert Song dhe anglezët e kishin llogaritur 27-vjeçarin si pjesë të organikës edhe në muajin janar kur zhvillohet Kupa e Afrikës.

Lexoni edhe:

Megjithatë, në muajt pasardhës, Onana u bind të rikthehet në organikën e kombëtares teksa United nuk u bë pengesë për ta lejuar gardianin të luajë rregullisht në Kupën e Afrikës. Ndaj, si klubi anglez ashtu edhe Federata e Kamerunit gjetën një zgjidhje dhe kështu, mes datës 14 dhe 15 janar, Onana do të zbresë në fushë dy herë brenda 24 orëve për të mbrojtur portën e Manchester United dhe kombëtares së tij, Kamerunit.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...