Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Rasti me Barçën më la 4 netë pa gjumë”, Asllani: Kurrë nuk kam kërkuar huazimin

Kristian Asllani ka folur hapur rreth aventurës tek Interi në një prononcim për GDS. Mesfushori i talentuar i kombëtares shqiptare, realizoi ëndrrën e tij të madhe në verë duke u transferuar nga Empoli te zikaltrit, ekipi për të cilin bën tifo që i vogël.

Viti i parë lidhet më shumë me përshtatjen, ndërkohë që deri tani numëron 12 ndeshje mes kampionatit dhe Champions League, nga të cilat 3 i ka nisur si titullar. Opsionin e huazimit në merkaton e janarit nuk e mendon aspak.

Asnjëherë nuk kam kërkuar huazimin. Jam i lumtur që ndodhem tek Interi dhe nuk kam ndërmend të huazohem diku tjetër për të luajtur më shumë. E dija që në fillim se çfarë më priste, e gjitha kjo është pjesë e rrugëtimit tim”, deklaron 20-vjeçari nga Elbasani, i cili tregon personin që e ka ndihmuar më shumë dhe ata nga të cilët frymëzohet.

Më shumë se të gjithë më ka ndihmuar D’Ambrosio. Po mësoj shumë nga Brozovic dhe Calhanoglu, të cilët i konsideroj mjeshtra”. Nuk mungon edhe një koment në lidhje me rastin e pastër që humbi në “Camp Nou” në takimin e Champions League ndaj Barcelonës.

Edhe kur nuk e mendoj atë rast, janë të tjerët që ma kujtojnë dhe nuk më lejojnë ta harroj. E pranoj që nuk kam fjetur dot për katër netë radhazi. I kaloja mbrëmjet duke shikuar aksionin, më është fiksuar në kokë.

Desha të pasoja te Mkhitaryan, më pas vendosa ta stopoj topin përpara se t’ia jepja atij, por më vonoi disa marrja dhe kontrolli i topit. Më pas hapësirat u zvogëluan, kështu që vendosa të shënoj vetë, por gjithçka shkoi keq.

Isha i shkatërruar pas asaj gafe, por të gjithë shokët më ngushëlluan. Gjithsesi, duhet të fokusohemi tek e ardhmja. Jemi të përqendruar te ndeshja me Napolin, duam të fitojmë dhe të hapim garën për titullin”, deklaroi lojtari i talentuar shqiptar.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...