Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rasti “Mezani”, kur pasaporta penalizon trajnerët e rinj shqiptarë

Barazimi me Luftëtarin konfirmoi që laçi është një realitet në futbollin shqiptar, një skuadër e cila ka ndryshuar krahasuar me të shkuarën. Nëse në edicionet e kaluara “bardhezinjtë” ishin një kundërshtar i vështirë në shtëpi, këtë sezon po tregojnë që mbeten rivalë të vështirë kudo që luajnë dhe kjo për meritë të trajnerit Gentian Mezani. Në një kampionat të egër është e vështirë që presidentët t’u besojnë jo vetëm lojtarëve të rinj, por edhe trajnerëve të rinj. Përjashtim në këtë rregull këtë edicion po bën Laçi, që ka në përbërje futbollistë shumë të rinj në moshë dhe një trajner në hapat e parë të karrierës. Mezani është formuar te Flamurtari, edhe pse vjen nga shkolla e famshme e Covercianos në Itali. 38-vjeçari prej vitesh ka punuar tek akademia e Flamurtarit, duke qenë i gatshëm për ta marrë drejtimin e skuadrës së parë në momentet e vështira. Plot 3 herë amdinistratori Sinan Idrizi e ka thirrur në apel, madje për herë të fundit keqardhja për largimin e tij ishte e madhe. Debutimi i Mezanit në stolin e Flamurtarit ka ardhur pas largimit të Gjokës nga “kuqezinjtë”, duke drejtuar vetëm në një ndeshje vlonjatët më 2 Nëntorin e 2014-ës. Periudha e dytë është ajo pas largimit të çekut Stanislav Levy, ku në 10 ndeshje Mezani grumbulloi 7 pikë, falë dy fitoreve dhe një barazimi. Këto dy periudha shërbyen si një leksion për të, pasi në aventurën e 3-të, që korrespondon si pasues i Maganit, rezultatet ishin mbresëlënëse në një periudhë të vështirë financiare. Në 14 ndeshje Flamurtari i tij grumbulloi 21 pikë, që janë më shumë se gjysma e grumbulluar në të gjithë edicionin nga vlonjatët, që e mbyllën me 40 pikë kampionatin. Ky është sezoni që konfirmoi Mezanin si një trajner të denjë për Superioren, pasi në 8 ndeshje në drejtimin e Laçit ka 3 fitore, 3 barazime dhe vetëm dy humbje, njëra prej të cilave në Korçë me Skënderbeun kryesues. Përballë tij është Serbi Milinkovic, i vetmi i huaj që ka rezistuar këtë sezon, duke i besuar në Kukës projektin e konfirmimit të titullit. Duket që drejtuesit e klubeve janë të pritur t’u besojnë më së shumti pasaportës së trajnerëve. Në Shqipëri janë të shumtë trajnerët e rinj në pritje për t’u shfaqur. Rasti “Mezani” është njëri prej tyre.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...