Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ka ndëshkuar gjysmën e kampionatit spanjoll, shoku i Bares barazon Militon

Raul de Tomas është njeriu i momentin, jo vetëm te Espanyol, por edhe në La Liga. Sulmuesi 27-vjeçar po kalon një moment fantastik në kampionat, me 13 gola të shënuar në 22 ndeshje dhe është vetëm një gol larg rekordit të tij personal në La Liga.

Një shifër mbresëlënëse për sulmuesin e Espanyol, por akoma dhe më shumë kur kupton, se Raul de Tomas ka shënuar 13 gola në 13 ndeshje të ndryshme, si askush tjetër në këtë sezon.  Rrjeta e fundit ishte përballë Barcelonës, në derbin e fituar nga Espanyol në shtëpi në fundjavë, me katalanasit që u kthyen në “viktimën” e 11-të të sulmuesit nga Madridi.

Raul de Tomas në këtë sezon ka ndëshkuar edhe skuadra si Atletico Madrid, Real Madrid, Bilbao apo Valencia, duke dërguar sinjale të forta dhe për teknikun Luis Enrique, i cili ka filluar të mendojë për organikën e përfaqësueses spanjolle në Katar 2022.

Statistikat e këtij sezoni e vendosin atë në vend të parë, me 13 gola në 13 ndeshje të ndryshme, duke lënë pas sulmuesin e Real Madrid dhe njëkohësisht golashënuesin e La Liga-s, Karim Benzema, i cili ka shënuar 17 gola, në 11 ndeshje të ndryshme, ndërsa podiumi plotësohet nga Juanmi dhe Joselu që kanë shënuar respektivisht në 10 ndeshje të ndryshme. 

Raul de Tomas është “idhulli” i Espanyol dhe jo më kot, pasi 10 nga 13 finalizimet kanë ardhur në shtëpi dhe vetëm 3 herë, sulmuesi ka shënuar në transfertë. Nuk bëhet fjalë vetëm për emocionet në shtëpi, por edhe për rëndësin e golave, pasi pa rrjetat e sulmuesit, sot, Espanyol do të kishte 12 pikë më pak në renditje.

Sa i përket rekordeve, De Tomas, fundjavën e kaluar barazoi argjentinasin Diego Milito, i cili 15 vite më pare, kur ishte pjesë e Real Zaragoza, në sezonin 2006-2007 shënonte në shtëpi kundër Barcelonës, Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Sezoni i tij më mirë në elitën e futbollit spanjoll ishte 2018-2019 me skuadrën e Rayo Vallecano, ku në 33 prezenca realizoi 14 gola dhe me ritmin e krijuar, pritet që Raul de Tomas jo vetëm ta kaloj, por edhe ta thellojë këtë shifër, ndërsa në fundjavë në Barcelonë do të zbres Sevilla, një kundërshtar të cilit në këtë sezon sulmuesi nga madridi, ende nuk i ka shënuar.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...