Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Raundi i dytë në Australian Open, tre emra favoritë eliminohen nga turneu

Australian Open dhuroi surpriza në raundin e dytë, teksa disa prej emrave që konsideroheshin favoritë mbyllën rrugëtimin e tyre në Grand Slam-in e parë të vitit 2023. I pari që e pësoi ishte amerikani Taylor Fritz i cili u mposht me shifrat 2-3 ndaj numrit 113 në renditje, Popyrin ndërsa nuk mundi të bënte më mirë as Casper Ruud.

Norvegjezi ishte favorit në sfidën ndaj Brooksby, por në fund u dorëzua teksa u mposht 3-1 me sete teksa bëri mirë vetëm në setin e dytë. Në tre setet e tjerë edhe pse rezistoi, nuk ia doli të ndryshonte fatet e takimit dhe kështu e mbyll shpejt rrugëtimin në Australian Open.

Nuk mundi të shmangte fundin e trishtë as Alexander Zverev me gjermanin që u mposht me shifrat 3-1 nga ana e amerikanit Mmoh. Sakaq, i vetmi që përmbushi pritshmëritë ishte Andrey Rublev që mposhti me shifrat 3-1 finlandezin, Ruusuvuori. Në raundin pasardhës, Rublev e pret përballja me britanikun, Evans.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...