Sakaq, mësohet se UEFA ka bërë një modifikim të kalendarit për dy klubet shqiptare pjesëmarrëse në këtë turne, duke ndryshuar fushën pritëse. Sipas këtij vendimi të marrë së fundmi, ekipi i Partizanit do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj moldavëve të Sfintul George, ndërsa ndeshjen e kthimit do ta luajë në transfertë.

Gjithashtu, edhe ekipi i Laçit, që shorti i ka përcaktuar përballë Podgoricën, sipas vendimit të fundit, do të duhet të udhëtojë drejt Malit të Zi për të zhvilluar ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Shqipëri. UEFA ka vendosur që sfida e parë mes këtyre dy ekipeve të luhet më 6 korrik.