Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Reagimet e ashpra për Katar 2022, Belgjika: Le të përdorim fuqinë, futbolli bën ndryshimin!

Katar 2022 vazhdon të krijojë polemika. Që pas zgjedhjes së shtetit aziatik për zhvillimin e eventit më madhor futbollistik në rang kombëtaresh Kupës së Botës, për vitin 2022, nuk kanë munguar asnjëherë debatet për këtë zgjedhje nga ana e FIFA-s. Reagimet e ashpra janë shtuar sidomos pas lajmeve që kanë dalë se mijra puntorë kanë humbur jetën gjatë punimeve për të ndërtuar stadiumet në Katar që do të presin ndeshjet e Botërorit të vitit të ardhshëm. Fillimisht reagimet e ashpra nisën në Norvegji ku klube të ndryshme i kërkuan federatës të mos merrte pjesë në eliminatoret për Katar 2022. Pas mesazhit që dha Norvegjia me nisjen e kualifikueseve kësaj nisme iu bashkua edhe Gjermania ndërkohë që sëfundmi ka reaguar edhe Belgjika. Para ndeshjes eliminatore ndaj Bjellorusisë të fituar me rezultatin 8-0, futbollistët belgë zbritën në fushë me fanella me mbishkrimin: “Futbolli mbështet zhvillimin”.

Vetë Federata Belge e Futbollit shkruan: “Ne në mënyrë aktive ngrihemi kundër racizmit dhe nuk po i shpërfillim problemet në Katar. Me këtë veprim simbolik, ne u bëjmë thirrje organeve ndërkombëtare dhe të gjitha federatave të futbollit që të bashkohen për të bërë hapin e madh. Ne kërkojmë me forcë që të përmirësohen kushtet e punës dhe të drejtat e njeriut në Katar. Futbolli ka fuqinë për të krijuar ndryshime pozitive, le ta përdorim atë fuqi tani”, lexohet në komunikatën e Federatës Belge të Futbollit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...