Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Reagimet pas shortit, flasin Djarmati, Pali dhe Starova

Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë: “Laçi është një ndër ekipet më të mira të dekadës së fundit. Patjetër që është një kundërshtar shumë i vështirë për ne, por nëse duhet të fitosh një trofe këtë sezon duhet të mposhtësh ekipet më të mira në Shqipëri.

Kemi rezultate negative me Laçin këtë sezon, por nuk besoj se ndeshja e Kupës do të ketë ndikim edhe në kampionat. Është vetëm ndeshje Kupe, për fitimin e trofeut duhet të luash ndaj ekipeve më të mira në Shqipëri.

Menaxheri i Laçit, Dario Pali: “Të gjitha skuadrat në këtë fazë do të japin maksimumin e tyre. Ndeshja është e një rëndësie të lartë, me këdo që do përballemi. Siç është Vllaznia, por edhe si të ishte Teuta e Skënderbeu, do të ishte një ndeshje e ritmit të lartë. Ne do të mundohemi të japim maksimumin, si në Kupë dhe kampionat. Gjendja e skuadrës është optimale. Jemi gjithmonë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje, shpresojmë të marrim maksimumin. Nuk kisha preferencë në short, jam i kënaqur me shortin“.

Sulejman Starova, drejtor teknik i Teutës: “Jemi të kënaqur me shortin sepse luajmë në shtëpinë tonë ndaj një kundërshtari jo në nivelin e Vllaznisë dhe Laçit. Gjithsesi do ta vlerësojmë maksimalisht. Kemi shumë shpresë për t’i marrë të dy kompeticionet.

Në finale me Laçin apo Vllazninë? Vetëm Zoti e di. Nuk bëj dallime, të fitojë më i miri. Kush ta fitojë Kupën duhet të jetë më i forti dhe t’i mundë të gjithë kundërshtarët.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...