Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Reagimi i City-t: Të zhgënjyer, por jo të befasuar, e çojmë në CAS

Vjen dhe reagimi i klubit të Manchester City-t pas vendimit të UEFA-s për të mos e lejuar që të marrë pjesë gjatë dy viteve të ardhshme në Kupat e Europës. Në qëndrimin e Citizens theksohet se procesi i iniciuar, ndjekur dhe i gjykuar nga UEFA ka qenë i paragjykuar dhe si vendimi, në vetvete, nuk ishte surprizë. City thekson se ka kërkuar një institucion të paanshëm për vlerësimin e provave, ndërsa në fund ka siguruar se ky vendim do të apelohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Komunikata e Manchester City-t:

“Manchester City është i zhgënjyer, por jo i befasuar nga vendimi i UEFA-s. Klubi ka thënë gjithmonë se duhet të gjejë një instrument gjykimi të pavarur dhe të paanshëm që të jetë në gjendje të konsiderojë në mënyrë të paanshme të gjitha provat e pakundërshtueshme në mbështetje të pozicionit të shoqërisë. Në vitin 2018, kryehetuesi i UEFA-s kishte prezantuar publikisht sanksionet që ai synonte të vendoste ndaj Manchester City-t përpara se të fillohej ndonjë hetim.

Për këtë arsye, nuk kishte dyshime për rezultatet e gjyqit të UEFA-s. Klubi apeloi zyrtarisht. Me pak fjalë, ky është një rast i iniciuar nga UEFA, i ndjekur nga UEFA dhe i gjykuar nga UEFA. Klubi do të kërkojë gjykim të paanshëm në kohën më të shkurtër të mundshme dhe para së gjithash në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...