Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Reagimi i FFK-së: Po na prishin imazhin, biletat për ndeshjet e Kosovës, “online”

Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur një qëndrim zyrtar në lidhje me akuzat se biletat për ndeshjen Kosovë-Ishujt Faroe po shiten në treg të zi, pasi janë blerë nga persona që po shfrytëzojnë interesimin e madh të tifozëve për arsye përfitimi. FFK premton se do të angazhohet maksimalisht që për ndeshjen e ardhshme në shtëpi shitja e biletave të bëhet vetëm “online”.

“Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin se qysh në fillim të përgatitjeve për ndeshjen Kosovë–Ishujt Faroe, në kordinim të plotë me UEFA-n dhe pas kontraktimit me kompaninë për shitjen e biletave të ndeshjes, ka marrë vendim në bazë të ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarje sportive, Ligji nr 05/L-075, neni 10, pika 3, që një personi nuk mund t’i shiten më shumë se 7 bileta. Ditët e fundit ka zëra se persona të caktuar kanë blerë numër më të madh të biletave dhe ato i kanë vendosur në shitje në treg të zi. FFK bën me dije se nuk mban përgjegjësi për shitjen e tillë të biletave dhe fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme që manipuluesit e tillë të vihen nën pranga dhe të dalin para drejtësisë, ngase, në këtë mënyrë, po u shkaktojnë dëme jo vetëm qytetarëve dhe institucionit tonë, por po krijojnë imazh të keq para opinionit ndërkombëtar. Ne, si Federatë, do të bëjnë çmos që qysh nga ndeshja e ardhshme shitjen e biletave ta bëjmë nëpërmjet sistemit “online”, në mënyrë që dukuritë e tilla negative të mos përsëriten.

FFK njofton opinionin se përveç biletave që kanë qenë të akorduara për shtëpinë e futbollit dhe pa çmim, asnjë biletë tjerë nuk ka qenë në dispozicion të FFK-së.

Duke u kërkuar falje të gjithë qytetarëve dhe dashamirëve të vërtetë të futbollit, të cilët, fatkeqësisht, kësaj radhe nuk kanë mundur të pajisen me biletë për të parë Kombëtaren tonë, i lusim për mirëkuptim.

Njëherësh, meqenëse kjo është një ditë e veçantë për të gjithë ne, pasi për herë të parë do të luajmë ndeshje zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, urojmë të gjithë dashamirët dhe i ftojmë që sonte të kenë anim të zjarrtë, por korrekt, për t’i dëshmuar botës që kemi kulturë të lartë sportive. Ndërkaq, të gjithë qytetarët që me gjithë dëshirën e madhe që të kenë një biletë nuk e patën një mundësi të tillë, urojmë që këtë ndeshje ta shijojnë me familjet e tyre nëpërmjet rrjeteve televizive.

Ju falënderojmë pëzemërsisht në mirëkuptim,

Me respekt,

Agim Ademi, president

Federata e Futbollit e Kosovës”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...