Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Reagimi i Ibras, Pioli: Është normale, por nuk u mërzit prej zëvendësimit

: Zlatan Ibrahimovic during a serie A soccer match between Napoli and AC Milan, at the San Paolo Stadium in Naples, Italy, Sunday, July 12, 2020. (Spada/LaPresse via AP)

Zlatan Ibrahimovic nuk e priti mirë zëvendësimin në “San Paolo”, kur rezultati ishte 2-1 për Napolin. Gjiganti suedez u fokusua nga kamerat duke shfryrë në stol (goditi me shqelm një shishe uji). I zhgënjyer nga vendimi i Piolit, që guxoi ta hiqte duke i bërë vend Leaos, e ndoshta edhe nga paraqitja e tij.

Por faktet i japin të drejtë Piolit: pikërisht pas ndryshimeve të kryera nga tekniku, erdhi golit i barazimit, i shënuar me 11-metërsh nga Kessie.

“Është normale që të mërzitet, por nuk ndodhi për shkak të zëvendësimit. U mërzit sepse mund të bënim më mirë në disa situata. Edhe ai mund të bëjë më shumë. Në fund të ndeshjes ishte shumë i qetë, kërkon të na ndihmojë deri në fund, ashtu si të gjithë duan”, – deklaroi Pioli kur u pyet për reagimin e Ibras.

I pyetur për të ardhme, trajneri kuqezi sqaroi:

“Nuk e mendoj fare, është më mirë kështu, po drejtoj një klub të madh. Deri më 3 gusht do të ketë kohë për të vendosur, tani për tani synoj ta mbyll sezonin pa pengje. Nuk dua të shpenzoj energji për gjëra që nuk mund t’i kontrolloj.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...