Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Reagimi i Kukësit: Stafi dhe baza e ekipit ruhet edhe për Europën

Kukësi nuk do të ketë ndryshime në stol, ndërsa lajmet e përhapura për largimimin e mundshëm të Ernest Gjokës dhe zëvendësimin e tij me një trajner që aktualisht është në krye të një tjetër skuadre të Superiores janë të pavërteta. Reagimi vjen nga klubi i Kukësit, që nëpërmjet një njoftimi për mediet siguron se futbollistët dhe stafi teknik nuk do të shpërqendrohen nga zërat mediatike, por do të bëjnë me përgjegjësi të plotë punën e tyre për arritjen e objektivave të mbetur sezonalë.

Njoftim i Klubit!

FK Kukësi i konsideron të pavërteta lajmet e përhapura sot në medie, sikur në bankinë do tw jetë një nga trajnerët aktualë që drejton për momentin një tjetër ekip të Superligës.

Presidenti dhe klubi i kanë dhënë dhe po i japin mbështeje maksimale ekipit dhe trajnerit Ernest Gjoka, për të kapur dy objektivat, që janë: vendi i dytë në Superligë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë.

E gjithë vëmendja është përqëndruar te këto dy sfida dhe aspak në ndryshimin e stafit.

Lajme të tilla, perveçse të pavërteta, synojnë të sjellin shpërqendrim te ekipi, por përvoja e lojtarëve dhe stafit bëjnë që përgjegjësia të jetë tepër e madhe.

Ekipi është përqëndruar maksimalisht te stërvitja dhe objektivat dhe me pas te faza përgatitore dhe përfaqësimi dinjitoz në Europë, duke ruajtur bazën e ekipit dhe stafin.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...