Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Reagimi i legjendave të sportit: Lavdi Ukrainës! Të bashkuar, fitojmë!

Nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia ka nxitur reagime në mbarë botën. Tre nga sportistët më të famshëm të Ukrainës ish-boksieri i famshëm, Wladimir Klitschko, shahisti me famë botërore Garry Kasparov dhe ish-“ylli” I futbollit, Andriy Shevchenko, kanë ngritur zërin dhe premtuan rezistencë për të mbrojtur atdheun e tyre.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi përmes një mesazhi televiziv se një operacion ushtarak ka nisur në lindje të Ukrainës, por me kalimin e orëve, u sulmuan më shumë zona të vendit.

Mesazhi i Klitschkos

Vladimir Klitschko e bëri të qartë se Ukraina nuk do të dorëzohet përballë pushtimit rus.

“Të jeni të sigurt: Ukraina është e fortë! Ajo ka një kryeqytet të forte, Kievin, qytete të forta, fshatra dhe një popull të forte, solid dhe të bashkuar, që vlerëson mbi të gjitha pavarësinë, sovranitetin dhe paqen në Evropë. Vullneti i saj për të ekzistuar është i pafund. Lavdi Ukrainës!” shkroi në Twitter Klitschko, i cili u regjistrua si rezervist në forcat territoriale të Ukrainës në fillim të këtij muaji.

“Demokracia dhe liria nuk kanë çmim… Ukraina dëshiron paqe, liri dhe sovranitet”, tha Klitschko në atë kohë.

Vëllai i tij më i vogël, Vitali Klitschko, gjithashtu një ish-kampion bote, është kryebashkiak i Kievit.

Mesazhi i Kasparovit

Kundër nisjes së operacionit ushtarak nga Rusia dhe është edhe legjenda e shahut, Garry Kasparov.

“Çdo dollar në tregtinë me Rusinë që kur pushtoi Ukrainën në vitin 2014, çdo euro e fituar nga marrëveshjt korruptive me miqtë e tij, e ndihmuan Putinin të ndërtonte makinën e luftës që po përdor për të masakruar civilët në Evropë sot”, shkroi Kasparov në Twitter.

Mesazhi i Shevchenkos

Një tjetër legjendë e sportit ukrainas, Andriy Shevchenko, mbajti qëndrim të fortë për krizën aktuale.

“Ukraina është atdheu im! Unë kam qenë gjithmonë krenar për popullin dhe vendin tim. Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe gjatë 30 viteve të fundit jemi formuar si komb! Një komb qytetarësh të sinqertë, punëtorë dhe liridashës. Kjo është pasuria jonë më e rëndësishme! Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne, por ne duhet të bashkohemi! Në unitet, ne do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”

https://www.instagram.com/p/CaUQEo8tSny/

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...