Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Reagimi i Messit: Grupi ndihet i vdekur, por duhet të kthehemi e të fitojmë me Meksikën

Lionel Messi analizon humbjen e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite, duke marrë përgjegjësi për gjithçka ndodhi, “Na u anuluan disa gola dhe menduam se do të kishim situata të tjera të ngjashme. Goli i shënuar herët na dëmtoi. E dinim që mund të ndodhte në ndeshjen e parë, të mos luanim në mënyrën më të mirë, siç kishim bërë, dhe kjo na ndodhi, nuk funksionuam mirë.

Goditje e rëndë: “E vërteta është se grupi ndihet si i vdekur, sepse është një goditje shumë e rëndë. Nuk e prisnim ta fillonim kështu. Prisnim të fitonim, për të qenë të qetë shpirtërisht. Por ky grup shquhet për bashkimin, për forcën dhe është koha të jemi më të bashkuar se kurrë dhe ta dimë që duhet të kthehemi dhe të fitojmë”.

Optimizmi: “Duhet të jemi të qetë. E dimë se është një goditje shumë e rëndë, një disfatë që dhemb, por ne duhet të vazhdojmë të besojmë dhe njerëzit të besojnë, se ky grup nuk do t’i zhgënjejë. Do të përpiqemi që të fitojmë me Meksikën”.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...