Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Reagimi i Partizanit: Vendimi i FSHF-së maskaradë, ka përgjegjësi për sigurinë

Klubi i Partizanit ka reaguar ashpër pasi u njoh me vendimin e Komisionit të Disiplinës, që e dënon 2 ndeshje pa tifozë edhe për shfaqjen e banderolës raciste në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen me Skënderbeun. Partizani e konsideron maskaradë masën e marrë nga FSHF, të cilën e bën përgjegjëse për licencimin e stadiumeve pa sistem sigurie për të identifikuar personat problematikë. Më poshtë qëndrimi i plotë zyrtar i Partizanit.

F.K. Partizani, pasi është njohur me vendimin e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, i cili e ka dënuar klubin tonë me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë, kërkon të informojë mbarë opinionin publik shqiptar dhe më gjerë se kjo është një maskaradë me shumë ngjyrime të shëmtuara.

Klubi i Partizanit, jo vetëm që reagoi menjëherë në stadium për të larguar një paçavure shkruar keq nga disa rrugaçë që nuk kanë lidhje me tifozërinë tonë, por ishte i pari që u distancua publikisht nga kjo rreckë, e cila çuditërisht u bë shumë e famshme ditët që pasuan dhe kjo jo vetëm në opinionin sportiv.

Klubi i Partizanit nuk ka bërë rolin e sehirxhiut, por shumë shpejt do të zbulojë dhe identifikojë autorët e vërtetë të këtij akti që nuk ka lidhje me sjelljen tonë, si për rivalët sportivë, ashtu edhe per fqinjët tanë politikë dhe gjeografikë.

Ky është klubi që ka bërë bashkë çdo lojtar, pa bërë dallim prejardhjen dhe origjinën e tyre, që prej minoritarëve grekë, që kanë shkruar historinë e lavdishme të këtij klubi, e deri tek sezonet e fundit, ku shqiptarët e Kosovës, apo Maqedonisë e ndanin dhomën me lojtarët që vinin nga Serbia. E pra, klubi Partizani nuk mund te dënohet kurrë për racizëm…

Zotërinj të nderuar të Komisionit të Disiplinës, që jeni mbledhur me urgjencë për të dhënë kartonin e kuq të paralajmëruar, po bëni një gabim të madh që shpallni fajtor klubin Partizani për të ushqyer një politikë të mbrapshtë dhe dashakeqe, që nuk ka asnjë lidhje me sportin dhe misionin e tij, për të bashkuar dhe kurrë për të ndarë. Po ndërmerrni një dënim kolektiv për një veper të disa personave, që, më së paku, nuk kanë lidhje me klubin dhe tifozërinë tonë, për të mos aluduar për skenarë të tjerë dashakeq…

Pranojmë absolutisht çdo penalizim dhe dënim që vjen konform rregullores së kësaj loje dhe Kodit të Disiplinës Sportive, për objekte të hedhura dhe të pahedhura, por kurrë nuk pranojmë të dënohemi kolektivisht për racizëm, ndërkohë që po luajmë në një stadium pa kamera sigurie, por të licencuar verbërisht nga institucioni që merret me mbarëvajtjen e kësaj loje. Ky nuk duhet të ishte një vendim për të kaluar radhën nga Komisioni i (pa)varur, që i paska “alergji” tifozët në stadiumet shqiptare, duke penalizuar “zellshëm” kolektivisht një klub dhe një tifozëri të tërë. Përkundrazi, duhet te ishte një moment reflektimi që ngjarje të këtij lloji, vepra individësh të papërgjegjshëm të marrin dënimin e merituar, madje jo vetëm sportiv, por edhe penal.

E theksojmë se nuk mund të pranojmë të marrim përgjegjësi për veprimin e një apo dy individëve të papërgjegjshëm, që kurrsesi nuk përfaqësojnë Partizanin…

Si mundet të ngarkohemi me përgjegjësi e për më tepër të dënohet një tifozëri e tërë kur kriteret e sigurisë në këte impiant sportiv as nuk plotësohen e as nuk kontrollohen.

Si mundet të ngarkohemi me përgjegjësi për mungesë organizimi në një stadium të licencuar pa kontroll nga FSHF-ja, ku fort mirë dihet se nuk ka sistem kamerash, sipas standarteve për identifikimin dhe skedimin e personave që s’kanë lidhje me tifozërinë dhe vijnë në stadium vetëm për të shkaktuar probleme?!

Duke e përgëzuar FSHF-në, për mbajtjen e një linje me klubin tonë rreth distancimit ndaj incidentit të banerit, ju bëjmë me dije se ky institucion është po aq përgjegjës, deri sa lejon dhe licencon stadiume të tilla, të cilat, me sa duket, do mbeten bosh…

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...