Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Dytë

Reagimi i “Tigrave Verdheblu”: Ja e verteta e “shkrirjes” së Elbasanit

Këtë të mërkurë, disa medie në vend kanë publikuar një lajm për shkrirjen e klubit historik të Elbasanit, fitues i dy titujve kampion të Shqipërisë, dy Kupave të Shqipërisë dhe një Superkupe. Ka reaguar menjëherë për këtë lajm tifogrupi “Ultras Tigrat Verdheblu”, duke sqaruar që Elbasani thjesht është bllokuar nga Drejtoria e Tatimeve Elbasan për mosshlyerjen e borxheve dhe mungesën e investimeve.

Postimi i “Tigrave Vdheblu””

“Pas publikimit të kalendarit 2022-2023 të Kategorisë së Dytë mediat, portalet dhe gazetat postuan një lajm ku flitej për shkrirjen e ekipit historik “KF ELBASANI 1913” gjithashtu humbjen e trofeve të tij gjë që nuk është e vërtete.

Si në deklaratën e mëparshme, ju informojmë se ekipi “KF ELBASANI 1913” nuk është i shkrirë, por i BLLOKUAR nga Drejtoria e Tatimeve Elbasan. Pra, Elbasani ynë historik e ka ende historinë dhe trofetë, por ndodhen të bllokuara për shkak të borxheve të pashlyera dhe mosinvestimit në të.

Në ekstratin e nxjerrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit mund të lexoni informacionet e ekipit privat (Elbasani 1913) i themeluar më datë 24.09.2020, pra ekipi me 2 vite krijim dhe jo ekipi historik i 1913.

Ekipi privat i (Elbasanit 1913) me vit krijimi “2020” është ekipi i shkrirë dhe jo ai i “KF ELBASANIT” 1913.

Ju lutemi të mos përhapni informacione të pasakta dhe të mos luani më me ndjenjat e një qyteti që e do sportin dhe futbollin.

“Tigrat Verdheblu”, 21.09.2022.”

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...