Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Reagimi që prisja”, Mancini: Kemi nevojë për kohë. Pengje? Deri në dhjetor…

Italia fitoi 2-3 miqësoren ndaj Turqisë që u luajt në Konya. Bryan Cristante dhe Giacomo Raspadori (2x) shënuan golat e fitores për kombëtaren e kaltër, që ka rinisur nga zero pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mungesës së dytë radhazi në Botëror.

Trajneri i kampionëve të Europës, Roberto Mancini vlerësoi paraqitjen e lojtarëve të rinj dhe theksoi se keqardhja do të vazhdojë të ekzistojë tek ai deri në muajin dhjetor, kur përfundon edhe Katar 2022.

Ishte një ndeshje e kotë dhe pa ndonjë rëndësi të madhe, por gjërat duhet t’i bëjmë mirë edhe kur ndodhemi në situata negative. Djemtë zhvilluan një ndeshje të mirë, më bëhet qejfi për ta.

Më pëlqeu reagimi pas golit që pësuam. Tifozët turq krijuan një atmosferë të bukur, por djemtë e mi nuk e humbën qetësinë. Pas minutës së 15’ filluam ta kontrollonim ne lojën.

Shumë lojtarë luanin për herë të parë së bashku, nuk ishte e thjeshtë. Janë të gjithë të rinj, kemi nevojë për kohë. Nuk ishte një fitore e lehtë, edhe pse ndeshja nuk kishte farë rëndësie.

Pengje pas kësaj performance? Për fat të keq do të zgjasin deri në dhjetor”, deklaroi Mancini, i cili beson fort te rikthimi i skuadrës së tij te rezultatet pozitive dhe sukseset.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...