Bayern Munich vendosi të shkarkojë trajnerin italian, Carlo Ancelotti pasditen e djeshme, pas rezultateve negative dhe prishjes së atmosferës brenda ekipit dhe ia besoi Willy Sagnol-it drejtimin e përkohshëm të skuadrës. Pak orë pas ndërprerjes së marrëdhënies së bashkëpunimit, ka ardhur edhe reagimi i teknikut italian, i cili si një zotëri i vërtetë, ka falënderuar klubin bavarez, futbollistët dhe tifozët.
“Ishte një nder të bëja pjesë në historinë e Bayernit. Falënderoj klubin, futbollistët dhe tifozërinë e mrekullueshme të Bayern”, shkroi Ancelotti në Twitter. 58 vjeçari mori drejtimin e klubit gjerman verën e vitit të kaluar, duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare. Ai arriti të fitojë Bundesligën dhe të shkojë deri në gjysmë-finalet e Champions League, ku u eliminua nga Reali.
