Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Reagon Bayern: Na vjen turp për sjelljen e tifozëve tanë, do marrim masa

Disa tifozë të Bayernit të Mynihut dhanë një shfaqje të shëmtuar pasditen e djeshme në transfertën ndaj Hoffenhaim, pasi ndërkohë që skuadra bavareze po fitonte me shifrat 0-6, shpalosën një pankartë ofenduese ndaj pronarit të ekipit vendas, Dietmar Hopp.

Kjo bëri që ndeshja të ndërpritej dy herë nga arbitri dhe të mbyllej me rreth 25 minuta vonesë, ndërsa disa herë lojtarët e Bayernit tentuan të negocionin me fansat, për heqjen e pankartës ofenduese.

Klubi bavarez, që ka një imazh mjaft të mirë dhe korrekt, ka reaguar ashpër sot nëpërmjet presidentit të Këshillit të Administrimit, duke kërkuar ndjesë ndaj Dietmar Hopp dhe duke premtuar marrjen e masave të menjëhershme, që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Të gjithë ne të FC Bayern jemi ende të zhgënjyer nga incidentet e djeshme në Hoffenhaim. Na vjen turp për sjelljen e disa të ashtuquajturve fansa, të vendosur në këndin e rezervuar për tifozët e Bayernit. Dietmar Hopp u ofendua nga një pankartë e hapur nga njerëz anonimë dhe frikacakë. Gjithë sa ka ndodhur dje është një nga gjërat më të ulëta, ndaj në emër të të gjithë klubit bavarez, ne i kërkojmë ndjesë Dietmar Hopp. Në ditët në vijim do të takohemi dhe do të marrim të gjitha masat e mundshme, që të mos lejojmë që një fushatë e tillë ,e padenjë, të përsëritet herë tjetër. Gjithashtu do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të vepruar kundër atyre që kanë diskredituar Bayernin dhe futbollin gjerman”, tha Herbert Heiner nga FC Bayern Munchen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...