Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Reagon De Vrij: Për të arritur objektivat, duhet të prishësh rehatinë

Vetëm pak orë pasi Igli Tare konfirmoi dështimin e marrëveshjes së rinovimit të kontratës me mbrojtësin holandez, Stefan De Vrij, ka ardhur edhe reagimi i këtij në fundit.

Në një status në Instagramin personal, mbrojtësi ka shprehur keqardhjen e tij për mënyrën se si po ndahet nga lacialët, ndërsa ka theksuar se do t’i jetë gjithmonë mirënjohës klubit bardhekaltër.

Ja statusi i plotë i De Vrij:
Ka qenë një periudhë e vështirë, e mbushur plot me spekulime rreth të ardhmes time, derisa arritëm në këtë pikë, të cilën askush nuk e dëshiron. Për fat të keq, nuk ia kemi dalë të gjejmë një marrëveshje të kënaqshme për të dy palët. E kuptoj fare mirë zhgënjimin e lacialëve dhe ndihem vërtetë keq për këtë. Edhe pse këtu jam ndierë shumë i lumtur dhe si në shtëpinë time, ndonjëherë duhet të dalësh nga zona e rehatisë, për të synuar objektiva më madhorë. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Lazios dhe lacialëve për gjithë mbështetjen, mundësinë dhe besimin që më kanë dhënë. Kam provuar të jap maksimumin çdo ditë dhe do të vazhdoj ta bëj deri në fund. Faleminderit! Stefan.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...