Kategoria Superiore

Reagon FSHF, sjellje dashakeqe kundër futbollit nga qeveria shqiptare!

FSHF ka reaguar ashpër duke sulmuar drejtpërdrejtë Ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë shqiptare, pasi urdhrit që këta të fundit kanë lëshuar ndaj klubit të futbollit Tirana për kryerjen e tamponëve dhe karantinimin e skuadrës bardheblu pas ndeshjes ndaj Bylis, duke vënë në rrezik jo vetëm sfidën e radhës që Tirana ka këtë të dielë ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, por edhe vazhdimësinë i këtij sezoni të Kategorisë Superiore.

Deklarata e plotë e FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon t’i bëjë me dije klubeve të futbollit, medias dhe sidomos opinionit publik dhe futbolldashës shqiptar, gjithçka ka lidhje me situatën e krijuar pas ndeshjeve të javës së 27-të të Kategorisë Superiore.

Rifillimi i aktivitetit futbollistik në Shqipëri, në shenjë të kthimit të normalitetit dhe si një mundësi për të nxitur futbollin pas goditjeve që mori gjatë periudhës së pandemisë, ka qenë një proces i nxitur dhe iniciuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Pas kërkesave të shumta të saj, është kërkuar komunikim me instancat shtetërore të cilat ishin të plotfuqishme për të vendosur në lidhje me rifillimin. Është përgatitur një protokoll për zhvillimin e ndeshjeve, mbështetur sipas modelit më të përparuar në botë të ekspertëve të Federatës Gjermane të Futbollit. Ky protokoll është miratuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Më datë 3 qershor kanë nisur sipas urdhrit të Ministres Manastirliu, aktivitetet futbollistike, të cilat kanë qenë një shembull perfekt i zbatimit të protokollit. Një ditë përpara ndeshjes Bylis-Tirana, një lojtar i Bylisit ka patur shqetësime dhe i është nënshtruar analizave, pas të cilave ka rezultuar pozitiv dhe është karantinuar sipas rregullave të vendosura me protokoll. Po sipas protokollit të miratuar nga institucionet zyrtare shqiptare dhe insistimit të FSHF-së dhe Klubit të Futbollit Bylis, testeve me tamponë i është nënshtruar i gjithë klubi i Bylisit. Të gjithë kanë dalë negativë. Kaq mjafton që ndeshja të zhvillohet normalisht.

Por në mënyrë absurde ka patur një reagim nga Drejtoria e Higjienës në Ballsh që ndeshja të mos zhvillohet. Madje është këmbëngulur fort në këtë pikë pavarësisht se protokolli thotë qartë të kundërtën. “Zullumi” trashet edhe më tej, sa për të bërë opinionin të kuptojë se asgjë nuk është “harresë” apo “injorancë zyrtare”.
Një shkresë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i kërkon Klubit të Futbollit Tirana, që më datë 7 qershor të kryejë testet për Covid -19, meqë kanë luajtur kundër Bylisit (i cili ka rezultuar negativ pas analizave). Në shkresë thuhet që Bylis duhet të hynte në karantinë përpara kësaj ndeshjeje, pavarësisht se protokolli i zhvillimit të aktiviteteve nuk e parashikon një gjë të tillë.

Këto shkelje të njëpasnjëshme, të institucioneve shtetërore, pavarësisht përpjekjeve dhe durimit të klubeve dhe ndërhyrjeve të FSHF, ne i konsiderojmë si dashakeqëse dhe i denoncojmë në publik. Ne kërkojmë t’ju rikthejmë njerëzve futbollin, duke zbatuar çdo protokoll, duke ruajtur çdo jetë. Por protestojmë ndaj burokratëve të “paditur”, ose dashakeqësve që kërkojnë t’i lënë shqiptarët pa një kënaqësi të pazëvendësueshme.
Pa futboll.

Federata Shqiptare e Futbollit

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency