Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Reagon Skënderbeu: Përfshirja e lojtarëve në trukim? Thjeshtë hipotezë

Skënderbeu mbron publikisht lojtarët e tij dhe saktëson qëndrimin përballë KAS në seancën e dy viteve më parë.  Në mes të një kakofonie zërash e opinionesh në lidhje me çështjen e pretencës së inspektorëve të UEFA-s në drejtim të Skënderbeut, klubi korçar ka dalë me një komunikatë për shtyp ku sqaron qëndrimin e tij në lidhje disa çështje vërtet interesante mbi aludime të ndryshme. Bëhet fjalë për deklarimet e avokatit të Skënderbeut gjatë seancës së dy viteve më parë në KAS, me Skënderbeun që saktëson se juristi italian që mbron interesat e tij, vërtet ka pranuar faktin se ka luhatje të koeficientëve në ndeshjet në fjalë, por duke mos pranuar në asnjë mënyrë trukimet nga ana e Skënderbeut, duke këmbëngulur në qëndrimin se thjesht luhatjet e koeficientëve nuk mund të jenë kursesi një provë për përfshirjen direkte të Skënderbeut në manipulim të rezultateve. Akoma më i rëndësishëm qëndrimi në lidhje me lojtarët, me Skënderbeun që sqaron se mundësia e përfshirjes së lojtarëve në trukim ndeshjesh, është ngritur thjesht si hipotezë nga ana e përfaqëusesit të tij në procesin në KAS, jo si një akuzë, por si mënyrë për të evidentuar se parregullsitë dhe shkeljës duhen individualisuzar, për të mos u kthyer në një proces populist, ku të gjithë janë të fajshëm por asnjë fajtor. Skënderbeu thekson me forcë se beson tërësisht në integritetin profesional dhe personal të cdo lojtari apo anëtari të stafit teknik të klubit, atij aktual dhe në të kaluarën dhe nuk do të ngurojë ti mbrojë ata nga cfarëdollojk akuzë të pabazë. Duke akuzuar një pjesë të medias që ka nxjerrë nga kontesti deklaratat e përfaqësuesit të tij ligjor, Skënderbeu bën të ditur se edhe në lidhje me pretendimet e inspektorëve të UEFA-s që kanë këqpërdorur thëniet e avokatit Zuchereti, përgjigja do të jepet në rrugë gjyqësore, ku Skënderbeu është i përgatitur të luftojë për të mbrojtur integritetin, rezultatet dhe meritat e klubit korçar.

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Përmes kësaj komunikate për shtyp, KF Skënderbeu sqaron opinionin publik sa i përket deklarimeve të bëra nga Avokati Zuccheretti gjatë seancës dëgjimore në CAS.

Ashtu siç është transkriptuar qartësisht nga regjistrimet e kësaj seance, përfaqesuesi ynë ligjor në vitin 2016 ka komentuar faktin se luhatjet e koeficenteve të basteve live për ndeshjet e KF Skënderbeut janë të pakundershtueshme, por assesi nuk mund të arrihet në një përfundim se ndeshjet janë të trukuara. Ky qendrim i Avokatit Zuccheretti është konfirmuar edhe nga CAS, ku në vendimin për moslejimin e klubit tonë të garojë në UEFA Champions League 2016/2017, ka saktesuar se në analizë të raporteve të UEFA BFDS, nuk është e mundur të provohet trukimi i ndeshjeve apo përfshirja direkte e klubit në këto aktivitete të paligjshme.

Ndër të tjera, mundësia e perfshirjes së lojtarëve në trukim ndeshjesh është ngritur thjeshtë si hipotezë nga ana e përfaqesuesit tonë në proçes, jo si një akuzë por si një formë për të evidentuar se në një proçes disiplinor, shkeljet dhe shkelësit e disiplinës duhen individualizuar dhe mos të kryhet një proçes populist ku të gjithë janë të fajshëm por asnjëri nuk është fajtor. Ky element ka një prejardhje të drejtpërdrejtë nga praktika gjyqësore e CAS-it dhe gjykatave në rang federal dhe shërben si një garanci për një proçes të rregullt e ligjor.

KF Skënderbeu beson tërësisht në integritetin profesional dhe personal të çdo lojtari apo anëtari të stafit teknik të klubit, aktual dhe të shkuar, e nuk do të ngurrojë në asnjë çast ti mbrojë ata nga çfarëdo lloj akuze të ngritur pa fakte apo bazë ligjore.

Së fundmi, KF Skënderbeu dënon atë pjesë të medias së shkruar dhe vizive e cila në padijeni të plotë ndaj fakteve dhe argumenteve ligjore, dekontekstualizon thëniet e përfaqesuesit tonë ligjor për qëllime destabilizuese apo denigruese.

Sa i përket pretendimeve të Inspektoreve të UEFA-s ne lidhje me këtë keqperdorim të thënieve të Avokatit Zuccheretti, pergjigja e KF Skënderbeut do të jepet në rrugë gjyqësore, ku nuk do të kursehemi në asnjë çast për të mbrojtur integritetin, rezultatet dhe meritat e familjes tonë të madhe sportive.

Faleminderit për mirëkuptimin

Zyra për shtyp
KF Skënderbeu

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...