Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Reagon Tirana: Akuza të padrejta, duan të dëmtojnë imazhin e klubit!

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës krijoi shumë polemika për atë çfarë ndodhi në fraksionin e dytë të lojës në stadiumin Adush Muça ku bardheblutë ngrinë në fushë me portën e Ilion Likës që u kthye në një tabelë qitjeje nga ballshiotët. Akuzat për trukim kanë qenë të shumta aq sa kanë sjellë irritimin e klubit të Tiranës që ka reaguar në rrjetet sociale duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për një lëshim nga ana e bardhebluve.

Komunikata e plotë e Tiranës:

Duke mare shkak nga situata e krijuar në media kundrejt sfidës KF Tirana – FK Bylis, KF Tirana rrëzon poshtë të gjitha akuzat drejtuar saj. Nënvizojmë se klubi kurrsesi nuk mund të bëhet pjesë e asnjë skenari të stisur dhe i qëndron besnike objektivave te sezonit. Të gjitha këto tymnaja krijohen per të prishur harmoninë dhe pozitivitetin që mbizotëron në klub. Jemi të gatshëm të analizojmë të gjithë situaten dashakeqe dhe mëse të gatshmëm për ta ndjekur atë në organet kompetente. Asnjë aludim nuk mund të hedhë poshtë atë objektiv për të cilin ky ekip punon cdo ditë.
Ftojmë të gjitha mediat të jenë sa më korrekte në pasqyrimin e materialeve të tyre pasi klubi yne do të jetë transparent për gjithcka ndodh në familjen tonë. KF Tirana do të ndjëkë të gjithë procedurat ligjore për shpifjet e bëra mbi këtë sfidë. Ky proces do të jetë i vlefshëm për të gjithë personat që do të perpiqen të dëmtojnë imazhin e klubit më të madh në vend.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...