Eredivisie

Real dhe klubi holandez ndihma për refugjatët ukrainas, 50 gra dhe fëmijë largohen nga lufta

Komuniteti sportiv është solidarizuar me Ukrainën, vend i cili po kalon një moment të vështirë prej agresionit rus që kërkon të diktojë politikën e saj me forcë. Shumë njerëz po largohen nga Ukraina për t’i shpëtuar bombave, ndërsa një gjest i madh ka ardhur nga klubi holandez Ado Den Hag.

Klubi holandez do të dërgojë autobuzin e skuadrës në Ukrainë, teksa brenda tij do të jenë ushqime, pije dhe veshje për njerëzit në nevojë. Ndërkaq, në kthim, autobuzi do të marrë për të dërguar në Holandë 50 gra dhe fëmijë të cilët pavarësisht se do të jenë larg vendit të tyre, do të kenë mundësi të jetojnë të sigurt.

Sakaq, edhe klubi i Real Madrid ka bërë lëvizjet për të ndihmuar Ukrainën teksa spanjollët kanë dhuruar 1 milion dollar për refugjatët ndërsa do të dërgojnë edhe veshje e pajisje sportive organizatave që do të ndihmojnë në mbërritjen e ukrainasve në Madrid.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency