La Liga

Real humbet Benzemanë para derbit të Madridit, ja sa kohë do mungojë francezi

Real Madrid humbet Karim Benzema. Francezi u dëmtua në gju dhe u detyrua të linte fushën e lojës vetëm pas 30 minutave ndeshje kundër Celtic në Glasgow.

Francezi nuk ka mundur të vazhdojë të luajë për shkak të dhimbjeve dhe është dashur të kërkojë ndryshimin.

Francezi shkoi në Ciudad Deportiva de Valdebebas për t’iu nënshtruar testeve dhe për të zbuluar kohëzgjatjen që duhet të qëndrojë jashtë fushës së blertë.

Koha e rikuperimit ende nuk është përcaktuar, por, sipas “Marca”, sulmuesi 34-vjeçar duhet të kthehet më 2 tetor kundër Osasuna, pra duke humbur derbin e Madrid-it, kundër Atleticos që do të luhet më 19 shtator.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency