Kupa e Mbretit

Real i “pavdekshëm”, përmbys Elchen me 10 lojtarë dhe kualifikohet në çerekfinale!

Me shumë vuajtje dhe me 10 lojtarë, Reali i Madridit arriti të përmbyste Elchen pas 120 minutash lojë duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë. Los Blancos nuk shkëlqyen në transfertën ndaj Elche dhe pavarsisht rasteve të krijuara, koha e rregullt përfundoi pa gola.

Shtesat nuk nisën shumë mirë për Los Blancos pasi në minutën e 102-të Marcelo la Los Blancos me një lojtar më pak në fushë pasi u ndëshkua si futbollist i fundit.

Nëpërmjet goditjes standarte të shkaktuar nga Marcelo, Verdu kaloi Realin në avantazh. Megjithatë skuadra e Ancelottit nuk u dorëzua dhe në shtesën e dytë shënoi dy herë me dy nga dështimet e këtij sezoni Isco dhe Eden Hazard duke marrë një kualifikim të vuajtur por shumë të vlefshëm.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency