Reali i Madridit e ka përcaktuar objektivin e madh për të ardhmen. Janë të sigurta për këtë mediat spanjolle sipas të cilave Los Blancos në merkaton e verës së ardhshme do të bëjnë maksimumin për ti shkëputur Tottenham Hotspur-it, një tjetër yll pas Luka Modric dhe Gareth Bale.
Zinedine Zidane ka nevojë për një qëndërsulmues dhe presidenti Florentino Perez ka shënjestruar bomberin anglez të Spurs, Harry Kane, për të cilin, Reali i Madridit mund të shpenzojë plot 200 milionë Euro.
