Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Real Madrid dhe nevoja për një sulmues, Ancelotti synon një “njohje të vjetër”

Real Madrid synon që në sezonin e ardhshëm të jetë më i kompletuar në repartin ofensiv dhe specifikisht sa i takon qendrës së sulmit. Karim Benzema vijon të mbetet zgjedhja e parë për Los Blancos, megjithatë mosha nuk premton më të njëjtën energji si në vitet e kaluara, shto këtu edhe problemet fizike që e kanë shoqëruar së fundmi francezin. Ndaj, merkato e verës pritet të ketë prurje në sulm.

Trajneri Carlo Ancelotti i cili konfirmoi se do të qëndrojë të paktën edhe për një tjetër sezon me kryeqytetasit, i ka bërë të ditur drejtuesve lojtarin që dëshiron. Fjala është për Richarlison, aktualisht pjesë e Tottenham. Zgjedhja e Ancelottit nuk është e rastësishme pasi me brazilianin ka bashkëpunuar tek Everton dhe marrëdhënia me 26-vjeçarin duket se mbetet korrekte.

Lexo edhe:

Richarlison ka një kontratë që e lidh me Tottenham deri në vitin 2027, por aventura e tij me Spurs-at nuk shkoi sipas pritshmërive dhe nisja e një eksperience të re jashtë Anglisë mund ta “josh” edhe më shumë sulmuesin.

Nga ana tjetër, Richarlison do të gjente në Madrid edhe shumë miq të kombëtares braziliane si Militao, Vinicius Junior dhe Rodrygo. Një fakt që do t’ia lehtësonte jashtë mase adaptimin në futbollin spanjoll, pa harruar siç e përmendëm edhe më sipër “njohjen e vjetër” me trajnerin Ancelotti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...