La Liga

Real Madrid gati për një eksod, por në të kaluarën ka gabuar

Një skuadër plot me yje do të thotë automatikisht edhe shumë lojtarë që kanë nevojë për hapësirë. Te Reali i Madridit e dinë mirë, por gjithsesi nuk rreshtin së investuari në merkato, në kërkim të profileve më të mira për të mbetur në majë të Olimpit të futbollit botëror.

Këtë vit lista e lojtarëve në dalje nga “Bernabeu” është veçanërisht interesante dhe ofron për të interesuarit emra me vlerë për t’u rilancuar për të demonstruar, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën se të dështosh te Reali nuk do të thotë se nuk meriton nivelet më të larta me klubet italiane të gatshme për të përfituar.

Ai që është më afër Serisë A është Luka Jovic, sulmues i lënë në hije nga Benzema, por që ka bërë mirë te Eintracht Frankfurt. Tani Fiorentina është gati t’i japë hapësirë, sapo të sistemohen detajet mbi pagën prej 6 milionë eurosh që do të ndahet përgjysmë mes dy klubeve.

Pagë lehtësisht më e lartë ajo e Marco Asensios, që merr pak më shumë se 7 milionë, shifër që Milani ka nevojë ta ulë për ta marrë lojtarin nën urdhrat e Piolit. Milani, vlen të kujtohet ka në organikë Brahim Diaz, edhe ai në huazim nga Reali deri në 2023-shin.

Pastaj është dhe Reiner, anësor i lindur në 2002 që rikthehet në Madrid nga Borussia e Dortmundit. Për të ka patur zëra që e lidhin me Romën, por vetëm kaq. Të gjithë këta sulmues duan të largohen në huazim, edhe pse ka edhe si Mariano Diaz që kërkon me zë të lartë të shitet.

Lista e lojtarëve për të cilët Reali duhet të vendosë se çfarë do të bëjë, përfshin edhe lojtarë jo të planit të parë apo jo më dhe aq të rinj, si Dani Ceballos që rikthehet nga Arsenali, apo Alvaro Odriozola që bën rrugëtimin e kundërt me atë të Jovetiç, nga Firence drejt Madridit me ëndrrën për të qëndruar.

Nuk duhet harruar as Borja Mayoral, një vit e gjysmë te Roma para se të sistemohej para ca muajsh te Getafe. Për të kaluar në mbrojtje, Jesus Vallejo që në një moment të parë dukej se mund të ishte trashëgimtari i Sergio Ramos, por pati nevojë për hapësirë që e gjeti te Majorka, u parakaluar nga Nacho Fernandez si zgjedhje e tretë pas Militao-Alaba, apo edhe Takefusa Kubo, japonezi që i bëri shoqëri Mayoral te Getafe.

Në të kaluarën ka ndodhur jo rrallë që lojtarë të lënë në hije te Reali të shkëlqenin më pas me skuadra të tjera, Sneijder, Samuel apo Cambiasso për Interin, apo Arjen Robben për Bajernin, apo për të ardhur më pas në kohë dy prej anësorëve më të fortë për momentin, Hakimi që ishte te Inter para se të shkonte te PSG dhe Theo Hernandez te Milan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency