Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Real Madrid i fiksuar pas Premier League, kërkon të marrë yllin e ri të Arsenal

“Los Blancos” po studiojnë me vëmendje tregun anglez, pasi madrilenët po projektojnë një verë shumë të nxehtë, me misionin për të përmirësuar dhe përforcuar skuadrën.

Kampionët e Europës janë vendosur në gjurmët e brazilianit Gabriel Jesus.

Karim Benzema është sulmuesi kryesor i Acelotti-t, pa harruar edhe Vinicius Jr. apo Rodrygo, por trajneri italian kërkon një “frymë” të re dhe tashmë, sulmi madrilenë, me shumë mundësi do të “pushtohet” nga brazilianët.

25-vjeçari është pjesë e Arsenal dhe pikërisht, pak muaj më parë u transferua në Londër nga Manchester City, ekip për të cilin luajti afro 6 sezone.

Aventura e re, me Arsenal po shkon mirë, pasi Gabriel Jesus deri më tani numëron në total 16 ndeshje dhe 5 gola, të gjithë në Premier League, ndërsa skuadra e Mikel Arteta-s kryeson në “ishull”.

Natyrisht, kontrata e brazilianit është diçka që penalizon spanjollët, pasi braziliani në verë ka firmosur deri në vitin 2027 dhe londinezët vështirë se mund të provojnë të privohen nga shërbimet e tij.

Gjithsesi, Real Madrid ka në fokus përforcimin e skuadrës dhe madrilenët priten të jenë një prej skuadrave më aktive në merkaton e verës së ardhshme.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...