Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Real Madrid nis negociatat për yllin e Dortmund, ofron 90 milionë euro për 18-vjeçarin

Real Madrid ka nisur bisedimet për të afruar yllin anglez të Borussia Dortmund, Jude Bellingham në Spanjë.

18-vjeçari ka kaluar një sezon shumë të mirë te gjermanët dhe po ashtu edhe me kombëtaren e angleze.

Mesfushori ka kontratë deri në 2025-ën me Dortmund, megjithatë gjigantët europianë, me në krye madrilenët po e vëzhgojnë me shumë vëmendje talentin.

Ndërsa të gjithë po mendojnë se Bellingham do të rikthehet në Angli, duket se aventura e radhës së 18-vjeçarit do të jetë do të jetë diku tjetër.

Mediat spanjolle raportojnë se Jude është targeti kryesor i “Los Blancos” dhe më tej shtohet se ata janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro për ta afruar anglezin gjatë verës së 2023-shit.

Ndërkohë duhet theksuar se gjatë sezonit që u mbyll, mesfushori luajti në 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 14 asiste.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...