Real Madrid nuk mendon vetëm për merkaton, pasi kampionët e Europës po punojnë edhe për rinovimet.
Bëhet fjalë për tre brazilianë, Militao, Vinicius Jr. dhe Rodrygo. Të tre lojtarët do të firmosin kontratat e tyre të reja në muajin korrik, kur të rikthehen në Madrid për të nisur përgatitje e sezonit të ri.
Kushtet do të jenë të ngjashme pasi të tre do të zgjasin kontratën e tyre për pesë sezone me opsionin e një të gjashti, me një rritje të pagës (në varësi të lojtarit, jo të njëjtë) dhe do të blindohen me një klauzolë të përbashkët prej një miliard euro secili.
Lojtarët tashmë kanë draftin e kontratës së bashku me përfaqësuesit e tyre përkatës.
Ancelotti shpreson që deri më 8 korrik, data në të cilën Real Madrid do të fillojë stërvitjet për t’u përgatitur për sezonin e ri, perspektiva të jetë sa më e qartë për të gjithë lojtarët.
Ai dëshiron që tre brazilianët e rinovuar të vënë të gjithë energjinë e tyre në futboll dhe jo mbi kontrata, por diçka e tillë është padiskutim një vlerësim i jashtëzakonshëm nga klubi.
