Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Real Madrid nxjerr në shitje Gareth Bale

Gareth Bale person non grata tek Reali i Madridit. I transferuar me shumë bujë në radhët e klubit Los Blancos, tashmë mesa duket sulmuesi uellsian konsiderohet si nje element i panevojshëm për teknikun Zidane. Dëmtimet e shpeshta të 27-vjecarit duket se janë dhe shkaqet se përse presidenti i Realit të Madridit Perez sëbashku me teknikun Zinedine Zidane po mendojnë të shesin lojtarin. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, klubi merenges ia ka ofruar Bale ekipit të Manchester United për shumën e 90-milionë Eurove. Në fakt tekniku i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho tentoi t’ia shkëpuste Ralit yllin e skuadrës gjatë merakatos verore, por një gjë e tillë nuk u realizua kurrë.

Situata tashmë paraqitet ndryshe, këtë herë janë drejtuesit e klubit spanjoll ata që dëshirojnë largimin e uellsianit. Shumë është e përcaktuar 90 milionë euro, ndërkohë nga ana tjetër ish-futbollisti i Tottenham në disa raste është shprehur se ndihet komod tek merengues-it dhe as që e mendon aspak të largohet. Përtej dëshirës Bale gjasat janë që e ardhmja e tij të jetë larg Realit të Madridit dhe një gjë e tillë ndoshta mund të ndodhë që në merkaton dimërore.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...